Konte rikthen në ekip Luizin, ishte taktika apo rebelimi arsyeja…

Tekniku i Çelsit, Antonio Konte ka rikthyer në ekip qendër mbrojtësin 30-vjeçar, David Luiz. Strategu italian e kishte pezulluar mbrojtësin në ndeshjen kundër Mançester Junajtid. I pyetur për vendimin e tij, Konte u shpreh: “Ishte vendim taktik. Në atë ndeshje nuk më duheshin tre mbrojtës, prandaj zgjodha të mos e grumbulloj”, këto ishin fjalët e trajnerit të bluve, i cili nuk pranoi më të fliste për individë të caktuar, por për të gjithë ekipin. Nga ana tjetër, Luiz është shprehur se është i lumtur që do të jetë pjesë e ekipit për transfertën e vështirë kundër Uest Brom.