Konte i nxehur me gazetarët: “Mjaft më, mos bëni më pyetje të tilla absurde”!

Ylli kryesor i Celsit, Eden Azar, këtë sezon, po luan nën mundësitë e tia dhe, po t’u besosh atyre që shkruajnë mediumet “ishullorë”, ka shumë mundësi që ky futbollist i shkëlqyer belg të largohet gjatë këtij muaji ose verën e ardhshme. Për të ka treguar një interesim të madh Reali i Madridit, por, megjithatë, deri tani, klubi “mbretëror” nuk i ka dërguar Celsit ndonjë ofertë zyrtare. Duke pasur parasysh sa më sipër, gazetarët anglezë shfrytëzojnë çdo rast që të bëjnë pyetje rreth këtij transferimi eventual të Azarit te Reali.

Këtë pyetje ata ia bënë, dje, edhe një herë tjetër, trajnerit të Celsit, Antonio Konte, që u përgjigj i nxehur: “Ju, shqetësoheni, nëse lojtarët e mi janë të kënaqur ose jo në këtë klub? Ju lutem, mjaft më, mos bëni më pyetje të tilla absurde. Në çdo konferencë shtypi, ju më bëni të njëjtën pyetje dhe nuk e kuptoj sesi nuk mërziteni, duke bërë, vazhdimisht, një pyetje të tillë? Mua më interesojnë vetëm ndeshjet, fitoret, humbjet dhe asgjë tjetër”, vuri në dukje trajneri italian i “bluve” të Londrës.

Sfidanti.al