Konte apo Sarri? Sezoni afron, por yjet e Çelsit konfuzë për trajnerin

Zakonisht, kur futbollistët kthehen nga pushimet dhe nisin përgatitjen për sezonin e ri, klubi ka zgjidhur gjithçka për stafin teknik. Trajneri i ri apo i vjetër i pret në qendrën stërvitore, me planet të bëra për fazën verore, përfshi edhe ndeshjet miqësore. Nuk është ky rasti i Çelsit.

Antonio Konte, trajneri i “nëmur” i vitit të kaluar, i menduar si i shkarkuar pa u mbyllur mirë sezoni, ishte dhe mbetet në krye të skuadrës. Gjithsesi, ai sërish mendohet si “i shkarkuar”, dhe yjet blu vijnë e shkojnë në Kobham të menduar dhe konfuzë. Ata presin që trajneri i tyre i ri të jetë Mauricio Sarri, i cili është larguar tashmë nga Napoli, por Çelsi ende nuk ka gjetur akord me klubin italian për klauzolën e shitjes. Duhen vetëm 31 ditë deri në fillimin e Premier Ligës dhe gjendja e Çelsit nuk është aspak për t’u pasur zili.

Sfidanti.al