Klopi “përshëndet” Barcelonën për rastin “Kutinjo”

Barcelona po ndeshet me mjaft vështirësi gjatë këtij sezoni veror, ndërkohë që ndodhet vetëm një hap larg humbjes së Nejmarit që do të shkojë te PSZH-ja. Po ashtu, klubi katalonjas po “vuan” edhe me sjelljen e përforcimeve të reja. Në situatën, kur Neji është gati që të shkojë te PSZH-ja, Barcelona është vënë në kërkim të një pasuesi të denjë të tij dhe syrin ja ka vënë Filipe Kutinjos të Liverpulit. Por duket se ky transferim është vështirë që të realizohet, ndërkohë që thuhet se Barcelona ka rënë dakord për kushtet personale me vetë Kutinjon.

“E kuptoj se përse Barcelona interesohet për Kutinjon, por unë mendoj se ky klub duhet t’i ruajë energjitë për të ardhmen dhe të mos t’i shpenzojë kot”, thotë trajneri i Liverpulit, duke pasur parasysh përpjekjet e saj për t’i marrë atij magjistarin e vogël (Kutinjon).

Sfidanti.al