Klopi nuk e di nëse Liverpuli do të ketë qendërmbrojtës për duelin me Totenhemin!

Gjendja është e vështirë me dëmtimet, dhe trajneri gjermanëve e shpreh me mënyrën e tij humoristike. Ai theksoi se ka mbetur zëri i vetëm i trajnerëve që kërkon 5 zëvendësime në një ndeshje, por shton se “unë nuk e di nëse ne do të mundemi të bëjmë 5 zëvendësime për shkak të kaq shumë mungesave që kemi”. Liverpuli pret Totenhemin nesër në orën 21:00 në “Anfild”, në një duel të kreut të tabelës, dhe kampionët kanë lëndime të rëndësishme si ato të Van Dajkut, Gomezit dhe Matipit. Ky i fundit shpresohet që të riaftësohet, por nuk dihet nëse do ta marrë veten kaq shpejt pas dëmtimit të së dielës. Nëse Matip nuk ia del, Klopi ose mund të aktivizojë një nga të rinjtë Filips ose Uilliams, ose do të tërheqë Hendersonin në qendër të mbrojtjes, siç bëri me Fulhamin. Liverpulit i mungojnë edhe Tiago Alkantara, Keita dhe lojtarë të tjerë.

Sfidanti.al