Klopi e ka vendosur: Nëse Reali do Manenë, Liverpuli merr Mbapenë!

Duket si një “film vizatimor”, pasi fati i yjeve të futbollit ngjan si lëvizjet e kukullave, që bëhen nga duart e njerëzve të vërtetë. Sadio Mane e Kilian Mbape nuk janë aspak kukulla, por djem të përgjegjshëm për fatin e tyre, por gjithsesi Jurgen Klopi ka gjetur një mënyrë për ta kthyer në një “lojë fëmijësh” historinë e “garës së kyçit” me Realin e Madridit. “Santiago Bernabeu” ngjan si “qendra e galaktikës”, pasi të gjitha “fijet” të çojnë aty, dhe mediat besojnë se çdo gjë rrotullohet rreth klubit “mbretëror”.

Jurgen Klopi mendon ndryshe, pra ai gjykon se Reali nuk mund të marrë edhe Sadio Manenë, edhe Kilian Mbapenë. Lajmet nga Anglia janë që trajneri Zidan ka dhënë pëlqimin, ashtu si edhe presidenti Perez, që të ketë bisedime me përfaqësuesit e sulmuesit senegalez. Mane rinovoi me Liverpulin deri në 2023 me rrogë prej 150 000 paundë stërlinash në javë, ndërsa besohet se nuk mund të largohet nga “Anfildi” pa 170-180 milionë euro. “Nëse Reali merr Manenë, ne do të synojmë Mbapenë”, – thotë Klopi, që e di se madrilenët e duan edhe sulmuesin e Paris SG, dhe se ky i fundit ka dëshirë të shkojë në Madrid. Me gjasë, trajneri liverpulas e kupton se gjithë kjo është loja, dhe se Mane do të mbetet aty ku është.

Sfidanti.al