Klop sikur uron Sitin për titullin: S’kam shpresë tek Junajtidi

Është gara më e bukur për titull në historinë e Premier Ligës, pra që nga viti 1991, por duket se njëri nga protagonistët e di përfundimin që tani. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, e bëri të qartë mendimin e tij të paktën lidhur me derbin e Mançesterit, pengesën më të madhe që i ka mbetur Sitit këtë sezon. “Nuk mendoj se Mançester Junajtidi mund t’ia dalë me formën që ka këtë moment, – tha gjermani, – sa humbi me Evertonin, 3 apo 4 me 0? Le të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë. Siti do të jetë gati, nuk e di nëse Junajtid do të jetë po ashtu gati”.

I pyetur nëse ai do të jetë përpara ekranit në mesjavë, dhe do të ulërasë për Junajtidin, Klopi tha përgjigjen e tij të zakonshme sportive. “Besoj se do të jem duke parë ndeshjen, nëse nuk ka asgjë tjetër për të bërë, – u shpreh trajneri liverpulas, – shpresoj të mos bërtas, në fund të fundit, ne nuk do të kemi asnjë ndikim në ndeshje”. Klopi kujtoi se Liverpuli barazoi 0-0 në “Old Traford” kur Junajtid ishte më mirë, pra tani që është më dobët, nuk mbetet shumë shpresë.

Sfidanti.al