Klop për Abramoviçin: Bën dhurata, por nuk është personi më i duruar në botë!

Nuk e sulmoi pronarin e Çelsit, por gjithsesi nuk ngurroi të theksonte se nuk i pëlqen mënyra sesi ai sillet me trajnerët. Jurgen Klop, i mësuar me klube që respektojnë teknikët si Mainci, Dortmundi dhe Liverpuli, nuk e gëlltiti lehtë shkarkimin e Frenk Lampardit nga Roman Abramoviçi. “Me vjen shumë keq për Frenkun, – tha liverpulasi, – sepse është një trajner i ri dhe i talentuar, por është shumë e vështirë të punosh në klubin tënd. Është e vërtetë që Çelsi bëri shpenzime të mëdha dhe punë të shkëlqyer në treg, por këto gjëra duan kohë. Është shumë e ashpër të marrësh vendime të tilla. Zoti Abramoviç vërtet të bën dhurata, të jep para dhe mundësi, por nuk është një nga personat më të duruar në këtë botë”. Edhe për Tomas Tuhelin, Klopi mendon se Çelsi jepet si dhuratë për të cilën ai duhet të falenderojë shpejt.

Sfidanti.al