Kafshimi i Suarezit ishte “minë me veprim të vonuar”, thotë Karrager!

Duhej të ishte sezoni ikurorëzimit. Liverpuli po shkonte drejt titullit kampion në vitin sportiv 2013-2014, duke arritur fitore radhazi e duke fituar ndeshje, por një ngjarje e disa muajve më parë do ta dënonte. Kështu mendon ish-mbrojtësi itë kuqve, Xhemi Karrager, që kujton sot atë sezon, ndërsa flet në rolin e opinionistit në televizionin “Skaj Sports” (Sky Sports).

Karrager e ka fjalën për kafshimin famëkeq që sulmuesi iLiverpulit, Luis Suarez, ibëri mbrojtësit të Çelsit, Ivanoviç, në një ndeshje që u luajt në prill të vitit 2013. Pas atij kafshimi, që nuk u dallua nga arbitri, Suarezi u dënua me 10 ndeshje pezullim, dhe humbi 6 ndeshjet e para të sezonit 2013-2014. Kjo padyshim ndikoi, pasi uruguajani ishte sulmuesi më imirë iskuadrës.

Ai realizoi 31 gola duke fituar Këpucën e Artë si dhe Topin e Artë të Premier Ligës, ndërsa Liverpuli shënoi 101 gola, duke qenë skuadra nënkampione me më shumë gola në histori në Angli. Gjithsesi, Liverpuli e humbi titullin në fund të kampionatit, pasi gaboi në dy ndeshjet vendimtare. Kjo bëri që kampion të dilte Mançester Siti, ndërsa të kuqtë kanë 30 vjet pa e fituar Premier Ligën.

Sfidanti.al