Jurgen Klop porosit  : “Ju lutem, lerëni të qetë Udbornin!”

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, nxitoi menjëherë që të vihej në mbrojtje të yllit të ri të ekipit të tij, Ben Udborn, që u bë, dje, golashënuesi më i ri në historinë e “të kuqve”. Ky futbollist i ri uellsian tundi rrjetën e Lidsit në Ligën e Kupës dhe, duke qenë në moshën 17 vjeç e 45 ditë, theu rekordin e Majkëll Ouenit, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e Liverpulit. Në adresë të këtij lojtari të ri të talentuar, pas lojës që tregoi në fushë dhe golit të shënuar, vërshuan, si një ortek, lavdërimet dhe elozhet, duke u quajtur si sensacion i ri tek ekipi i “të kuqve”, ndërkohë që kishte nga ata jo pak tifozë që e quajtën atë “Xherardi i ri”.

Por trajnerit Klop nuk i pëlqeu kjo fushatë, duke pasur frikë se kjo famë mund t’i dëmtojë “shpatullat” e ketij lojtari të ri dhe duke kërkuar nga të gjithë që ta linin të qetë Udbornin, “Ne i njohim cilësitë e Benit dhe e dimë se çfarë është në gjendje që të bëjë ai”, tha Klopi pas ndeshjes, duke shtuar se “detyra ime është që t’i ndihmojë futbollistët e rinj që të bëhen më të mirë. Para nesh, kemi edhe shumë punë për të bërë, ndërkohë që ne duam që ta heqim vëmendjen e publikut nga ai, sa më shumë që të jetë e mundur. Me të vërtetë, jam shumë i lumtur për të, por mua më frikësoni, ju, media. Të jetë për mua, mjafton që ju të shkruani në shkrimin tuaj vetëm: ‘Golin e shënoi Ben Udborni’” dhe asgjë më shumë.

Sfidanti.al