Jurgen Klop bën llogaritë: Për të fituar Premier League duhen 105 pikë

Liverpooli këtë sezon i ka të gjitha mundësitë për të fituar premier Leaguen. Fitorja me Ulvërhampton i dha mundësinë skuadrës së ‘The Reds’ që të ruajë edhe për këtë javë kreun e klasifikimit në kampionatin anglez të futbollit, megjithatë pë trajnerin Jurgen Klopp rruga drejt triumfit final është ende e gjatë

‘Deri tani për ne ka qenë një sezon special me 48 pikë ne 18 ndeshje-tha Klop-por në lojë janë edhe skuadra të tjera; Celsi, mancester Siti, Totenham, Arsenal. Për të fituar titullin ndoshta do të na duhet të arrijmë kuotën e 105 pikëve në fund të sezonit’.

Klop kërkon gjithashtu edhe të reduktojë euforinë e krijuar rreth skuadrës së tij.

‘e dimë që jemi treguar të aftë dhe që jemi në një moment shumë të mirë, por nuk mund të festojmë apo të planifikojmë festimet përverën-vijoi Klop-duhet që të rifitojmë energjitë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të jemi gati për ndeshjen e radhës me Njukasëll’

sfidanti.al