Junajtidi nuk e bëri me Fergusonin, gabimin që kreu me Van Galin!

Uejn Runi nuk ka asnjë dyshim kur thotë se klubi në “Old Traford” u nxitua që shkarkoi shpejt trajnerin holandez, nga i cili ai mësoi më shumë nga cilido teknik tjetër që pati në karrierë. Këto fjalë vlerësohen shumë sot, një ditë pas një finaleje historike që shpëtoi një trajner që më pas u bë legjendar, Sër Aleks Fergusonin. Në 17 maj 1990, Mançester Junajtidi i udhëhequr nga skocezi fitoi Kupën e Anglisë, duke “hequr të zitë e ullirit” për të mundur 1-0 Kristël Palasin, madje pas dy ndeshjeve në “Uembli”.

Në dhjetor të vitit 1990, një banderolë u shpalos në tribunat e stadiumit të famshëm “Old Traford” duke kërkuar largimin e Fergusonit. “Ka 3 vjet me justifikime, dhe sërish nuk ka qullosur gjë, – shkruhej në pankartë, – “ta ra” Fergi”. Për fat, presidenti i atëhershëm, Dankën Eduards, nuk e shkarkoi skocezin, i cili më pas nisi një seri të jashtëzakonshme fitoresh, me 13 tituj kampion në Angli e 2 Champions, mes të tjerave. Luis Va Gali, ndërkaq, u shkarkua pikërisht pas fitores së Kupës së Anglisë në maj 2016 po në “Uembli”. Që nga ajo kohë, Junajtidi ende nuk e ka marrë veten, ndonëse ka shpresa me trajnerin norvegjez, Solskjer.

Sfidanti.al