Jan Rajti i përgjigjet Ozilit në emër të legjendave të Arsenalit

Ish-futbollisti i Arsenalit Jan Rajt iu përgjigj, dje, futbollistit aktual të “topçinjve”, Mesut Ozil, për kritikat e këtij të fundit në adresë të legjendave të Arsenalit. Rajti shprehu zemërimin e tij ndaj kritikës së Ozilit në rrjetet sociale në adresë të ish-lojtarëve të klubit londinez, të cilëve ai u rekomandonte që të mbanin vendin e tyre, t’i ndërprisnin kritikat dhe të fillojne  ta mbështesnin ekipin e tyre, duke i akuzuar, në të njëjtën kohë, se ata nuk po silleshin si legjenda.

“Cfarë pret, ti, që të themi ne, se ju jeni të jashtëzakonshëm dhe po luani në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërkohë që ju nuk jeni aspak të tillë! Nuk e kuptoj sesi një lojtar që luan dobët në terren, mund të kritikojë të tjerët? Për më tepër, ti, nuk e ke nënshkruar as kontratën e re. Nëse klubi të ka ardhur në majë të hundës, atëherë, çfarë pret. Përse më sulmon mua, kur unë jam asnjanës?”, thekson Jan Rajti.

Sfidanti.al