Jaja Ture: “Më mirë të luajmë pa arbitër me Mançester Junajtidin!”

 

Një nga lojtarët kryesorë të Mançester Sitit, Jaja Ture, mjaft i pakënaqur sesi “u vendos drejtësia” në ndeshjen gjysmëfinale të FA Kupës së Anglisë me Arsenalin që fitoi 2-1, thotë se do të jetë më mirë, nëse derbi ndërqytetës mes ManSitit dhe ManU-së do të zhvillohet pa arbitër! “Qytetarët” kishin vërejtje për arbitrin Kreg Pauson për golin e anuluar të Kun Agueros në pjesën e parë, ndërkohë që filmimet treguan se topi nuk kishte dalë jashtë fushës.

Sifoqoftë, Mançester Sitit i duhet që ta harrojë shpejt humbjen në “Uembli” dhe eliminimin nga FA Kupa, duke pasur parasysh se, këtë të enjte, atë e pret një duel i rëndësishëm me rivalin e qytetit, Mançester Junajtid, në luftën e fortë për vendin e katërt në Premier Ligë që siguron pjesëmarrjen në Ligën e ardhshme të Kampioneve.

Sfidanti.al