Iu hakërrye arbitrit; nuk ka ndëshkim për Pep Guardiolën

Federata Angleze e Futbollit nuk do të ndëshkojë trajnerin e Mancester Sitit, pep Guardiola për protestat e ashpra ndaj arbitrave gjatë ndeshjes me Liverpulin. Trajneri katalanas pretendoi se iu mohuan dy 11 metërsha gjë që u kuptua edhe në gjestin e tij në drejtim të arbitrave.

Pas përfundimit të ndeshjes, Guardiola shkoi në drejtim të gjyqtarëve duke u thënë edhe një ‘Faleminderit shumë’.

Më pas në konferencën për shtyp, Guardiola mohoi që ky falenderim ishte me tone sarkastike dhe preferoi të evitojë kritikat ndaj arbitrave. Në sfidën e Anfildit me Liverpulin që Citizens e humbën 3-1, kampionët e Anglisë kërkuan 2 penallti për prekje të topit me dorë të Trent Aleksander Arnold, por asnjë prej tyre nuk u akordua nga arbitri, madje nuk u dhanë as nga sistemi VAR

Sfidanti.al