Italiani Konte mbijetoi ne stolin e eger, por po vjen “xhelati” – WBA!

Duket se Antonio Konte mbijetoi në stolin e drejtimit të Celsit, pasi, sikurse u njoftua, kryesia e “bluve” të Londrës i dha besimin trajnerit italian që ai ta vazhdojë detyrën e tij, por për sa kohë, ndërkohë që ndeshjen e ardhshëm ai ka me një rival aspak të “këndshëm”, West Bromuiç Albion (WBA), që ka qenë “fajtori” kryesor për shkarkimin e dy trajnerëve të fundit të Celsit, para se tek ai të vinte Konte.

Andre Vilash Boash dështoi përballë WBA-së, më 4 mars 2012, pasi Celsi humbi 0-1 dhe trajneri portugez u shkarkua. Të njëjtën fat pësoi edhe trajneri italian, Roberto Di Mateo, kështu që fatin e tyre mund ta pësojë edhe Antonio Konte. Celsi, kujdes, po vjen “xhelati” – WBA!

Sfidanti.al