Ish-lojtari i Sitit ofendon tifozët e Liverpulit, në Angli ka “luftë”

Trevor Sikler, në të vërtetë, nuk tha diçka të re, përkundrazi përdori një shprehje gjerësisht të përhapur në ishull. Ish-lojtari i Mançester Sitit (vitet 2003-2007) krijoi një furtunë të vërtetë në Angli pasi i cilësoi tifozët e Liverpulit, madje edhe klubin, “njerëzit e kazanëve” (Bin dippers), apo “njerëzit që mbledhin mbeturina në kazanë”. Shprehja, që u thuhet shpesh liverpulasve në mënyrë përbuzëse, nuk pritej të përdorej nga një ish-profesionist i Premier Ligës, ndaj edhe ishin të shumtë sulmet ndaj Sinklerit, të ardhur nga tifozët e të kuqve.

Ish-lojtari e bëri postimin në Tuiter, pasi skuadra e Pep Guardiolës fitoi 4-1 në fushën e Bërnlit, duke u afruar në 8 pikë diferencë me kryesuesuesit e Premier Ligës. Sinkleri punon si analist në “toksport” (talkSPORT), dhe një tifoz i zemëruar iu drejtua medias radiofonike: “Ende nuk e keni shkarkuar?” Në rrjetet sociale nisi fushata “Trevor Sinkleri do të shkarkohet që në mëngjes”. Postimi i Sinklerit u sulmua sepse preku “plagën” e varfërisë në një pjesë të popullsisë së krahinës së Liverpulit, të quajtur Mersejsajd (Merseyside).

Sfidanti.al