Ibrahimovic largohet apo jo nga Manchester United? Media britanike thotë ‘Jo’.

Zlatan Ibrahimovic mund të qëndrojë edhe një sezon në radhët e Manchester United. Sipas tabloidit ‘Mirror’, sulmuesi suedez që është në fazën e riaftësimit nga një dëmtim i rëndë në gju pritet të bashkohet me skuadrën gjatë merkatos dimërore, pikërisht në muajin jaar kur mendohet se ai do të jetë shëruar plotësisht. Gjithnjë sipas ‘Mirror’, Ibrahimovic do të formojë një dyshe sulmuese me Romelu Lukaku, për të cilin Manchester United pagoi 85 milionë Euro. Prej muajsh ishin ngritur pikëpyetje për të ardhmen e Ibrahimovic i cili kishte marrë oferta edhe nga klube amerikane e Kina, por në fund duket se ai do të qëndrojë te djajtë e kuq me të cilët shënoi 17 gola në 28 ndeshje të premier League në sezonin 2016/2017.

sfidanti.al