I pamëshirshëm Roi Kin: Mançester Junajtidi një ekip ordiner!

Legjenda e Mançester Junajtidit, Roj Kin, nuk pati pikë mëshire ndaj ish-klubit të vet, mbasi ai humbi 1-3 ndaj Liverpulit në “Enfild”. Ai foli brutalisht hapur bas humbjes së Junajtidit, gjë që me siguri që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo.
“Sikur të zbrisni nga Hëna dhe të mos dinit asgjë nga futbolli, ju do të thonit se Mançester Junajtidi është një ekip ordiner që merr pjesë në Premier Lingën angleze. Asgjë më shumë. Ky Junajtid është tamam si ai i viteve 1980”, vuri në dukje Kini që do të dëshironte që në të ardhmen në stolin e drejtimit të Junajtidit të shihte trajnerin aktual të Totenhemit, Maurisio Poketino.
“Nëse do të vijë Poketino, atëherë të gjithë futbollistët do të angazhohen dhe do të luftojnë për titull”, tha ish-futbollisti i shkëlqyer irlandez dhe tani trajner Roj Kin.
Sfidanti.al