Humbi me Kristal Palas, Leister mbetet pa trajner, shkarkohet Klod Pyel

Klod Pyel nuk është më trajneri i Leister Sitit. klubi anglez zyrtarizoi shkarkimin e francezit nga posti i tij pa e mbyllur 1 sezon e gjysmë në pankinë. Drejtuesit e ‘Foxes’ e morën vendimin për të larguar Pyel pas humbjes 4-1 që Leister pësoi me Kristal Palas të shtunën. pqër më tepër, Leister gjatë 2019 nuk ka regjistruar asnjë fitore dhe në 7 takimet e  zhvilluara ka regjistruar 1 barazim dhe 6 humbje

‘Klubi dëshiron të falenderojë Klod për punën e bërë në skuadër gjatë 16 muajve të qëndrimit të tij dhe i uron më të mirën për të ardhmen-theksonte Leister në një komunikatë të  publikuar në faqen e tij zyrtare’

Në këtë moment, Leister është në vendin e 12 në tabelën e klasifikimit të Premier League me 32 pikë. Drejtimin e përkohshëm të skuadrës do ta marrin majk stouell dhe Adam Sadler, ndërkohë që klubi ka nisur kërkimet për trajnerin e ri.

sfidanti.al