Hoze Murinjo kundër çmendurisë së kalendarit anglez

Është gjithmonë ai, Hoze Murinjo, i cili nuk lë rast pa u ankuar dhe vazhdon të shprehet kundër drejtuesve më të lartë të Federatës Angleze të Futbollit. Trajneri luzitan i Mançester Junaited është absolutisht kundër ngjeshjes së kalendarit që e detyron skuadrën e tij, të luajë çerekfinalen e FA Cup ndaj Çelsit, vetëm tre ditë përpara sfidës së çerekfinaleve të Europa League.

“Jam vërtet i surprizuar, që vendimi merret pikërisht përpara shortit tonë në Europa League, sepse momentalisht askush nuk e di se ku do ta luajmë ndeshjen e parë, në shtëpi apo në transfertë. Imagjinoni pak, zbresim në fushë të hënën dhe pas tri ditësh sërish në fushë, por tashmë ndoshta në një transfertë, përshembull në Rusi, Turqi apo në Greqi. Federata duhet të mbrojë interesat e klubeve angleze, por askush nuk do t’ia dijë”, është shprehur trajneri i Çelsit.