Hazari u jep fund dilemave galaktike: kontratë e re me Çelsin

Për pjesëtarin e përfaqësueses belge, Eden Hazar, gjatë të gjithë verës, u tha se ai do të bashkohet me Realin e Madridit, por, megjithatë, ai vendosi që të vazhdojë të qëndrojë në “Stemford Brixh”. Media angleze bën të ditur se bisedimet kanë marrë një drejtim pozitiv dhe se ai është gati që të nëshkruajë një kontratë të re me afat deri më 2022. Paga e tij javore do të jetë 300 000 sterlina.
Ky sulmues 27-vjeçar, gjatë këtij sezoni të rij, në gjashtë ndeshje me Çelsin ka shënuar pesë gola dhe po luan si i ripërtërirë nën drejtimin e trajnerit të ri, Mauricio Sari.
Sfidanti.al