Hazar prish heshtjen: Sari është më i mirë sesa Murinjo dhe Konte

Futbollisti më i mirë i Çelsit, Eden Hazar, edhe më parë e ka lavdëruar trajnerin e ri të ekipit të tij, italianin Mauricio Sari, por deklarata e fundit i tejkalon atë më të mëparshmet. Ky futbollist belg ka fituar tituj në Premier Ligë si nën drejtimin e Murinjos, ashtu edhe nën atë të Kontes, por ai asnjëherë nuk ka luajtur kaq mirë sesa po luan tani nën drejtimin e Sarit.
“Kam mendimin se Sari është një trajner i shkëlqyer. Kur luani futboll, është një kënaqësi e madhe të bashkëpunosh me trajnerë që kanë filozofinë e Sarit. Ai, me të vërtetë, kërkon nga neve që të luajmë futboll në kuptimin e drejtëpërdrejtë të kësaj fjale dhe kjo është pikërisht ajo gjë që unë dua”, vuri në dukje Hazari, duke shtuar:
“Ne kemi arritur rezultate të shkëlqyera edhe në të kaluarën, kështu që ne gjithnjë te Çelsi kemi patur trajnerë të mirë. Por, në kuptimin e lojës së bukur, Sari definitivisht është më i mirë se Murinjo dhe Konte”.
Sfidanti.al