Guardiola shfaq bezdisjen: Sa here duhet ta them? Aguero qëndron te Man.City

Emri i Sergio Agueros po përmendet vazhdimisht në zërat e merkatos së transferimeve dhe kjo e ka bezdisur jo pak trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola . Pas përfundimit të sfidës me Watford të fituar 5-0, trajneri katalanas konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e sulmuesit argjentinas në skuadër të paktën edhe për një sezon tjetër. ‘Sergio Aguero do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester City edhe sezonin e ardhshëm-tha Guardiola-nuk e di sesa herë duhet ta pohoj këtë’. Aguero ka me Manchester City një kontratë që e mban të lidhur me skuadrën angleze deri në vitin 2018. Sulmuesi gjithnjë ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Citizens deri kur të vijë momenti që ai të  kthehet në Argjentinë për të mbyllur karrierën aty ku edhe e nisi. te skuadra e ‘Independientes’

sfidanti.al