Guardiola pranon se një element të futbollit anglez nuk e kupton

Serhio Aguero shënoi dy gola në ndeshjen e djeshme që Mançester Siti e fitoi 2-1 ndaj Barnlit dhe trajneri spanjoll, Pep Guardiola, tha se ishte i kënaqur me rezultatin, por pohoi se ka ende shumë gjëra që atij i duhet të mësojë lidhur me futbollin anglez.

“Është e vështirë që të mbrohesh nga topat e gjatë. Të gjithë ekipet në Premir Ligë janë të mirë në këtë drejtim, kështu që neve na duhet që të përgatitemi më mirë që t’i përballojmë aksione të tillë. Në Spanjë dhe Gjermani, kjo gjë nuk ndodh. Duhet të mësoj se çfarë duhet të bëjmë lidhur me këtë”, thotë Guardiola.