Guardiola mesazh Poketinos: Qetësohu, nuk do ta blejmë Dele Alin!

Pep Guardiola deklaroi, dje, se Deli Ali është një nga lojtarët më fantastikë që ai ka parë në jetën e tij, por, megjithatë, Mançester Siti nuk ka në plan që ta blejë këtë futbollist të talentuar anglez. Ish-lojtari i Barcelonës Cavi Ernandez tha se, pak ditë më parë, kishte biseduar me Guardiolën për mundësinë që ManSiti të blinte Dele Alin. Ndaj kësaj deklaratë reagoi furishëm trajneri i Totenhemit, Maurisio Poketino, që vuri në dukje se Cavi e urren atë, sepse ai (Poketino) ka luajtur me Espanjolin, rivali qytetës i Barcelonës, dhe, kështu, ai përhap spekulime të tilla.

Guardiola, në përpjekje për t’i qetësuar pasionet, tha se Dele Ali nuk bën pjesë në planet e blerjeve të ardhshme të ManSitit, megjithëse ky lojtar është një nga më të mirët që ai ka parë në jetën e tij. “Maurisio Poketino le të qetësohet. Dele Ali do të vazhdojë që të jetë lojtar i tij. Ne nuk kemi ndërmend që të përpiqemi ta blejmë atë. Mançester Siti nuk ka në plan që ta blejë atë”, tha Guardiola.

Sfidanti.al