Guardiola dhe loja e tij: Nuk kam shpikur asgje

Pep Guardiola e ktheu Barcelonen ne nje pike referimi ne boten e futbollit ne periudhen 2008-2012 per lojen qe aplikoi. Tani te gjithe duan te zbatojne skemen e tij, por jo te gjithe kane pasur sukses. Telniku 47 vjeçar i Mançester Sitit foli per filozofine e tij te lojes ne nje interviste per SFR Sport.

Gazetari: Perse Mançester Siti sulmon me shume nga krahet se Barcelona?

Guardiola: Taktika varet nga cilesite e lojtareve. Kur ke ne perberje Çavin, Iniesten, Buskets, Mesin e Fabregas eshte normale qe do luash ne qender. Kur ke lojtare si Sanè, Sterling e De Brejne, futbolliste qe sulmojne ne zona te hapura eshte e qarte se do perdoret nje sistem tjeter loje.

Gazetari: Shpikjet e radhes taktike tuajat

Guardiola: Nuk kam shpikur absolurisht asgje. Ne kete menyre e ndjej futbollin, shoh lojtaret e mi dhe mundohem te gjej menyren e lidhjes mes tyre.

Gazetari: Eshte kjo hakmarrja ndaj kritikeve tuaj sezonin e kaluar.

Guardiola: Nuk jam ketu per te bindur mediat. Mediat binden kur fitoj. Nese nuk fitoj do te kritikohem. Ajo qe po bejme qe ne sezonin e kaluar, e bejme sepse eshte menyra me e mire per te fituar ndeshje. Dhe per te fituar ndeshje duhet te kesh ne dispozicion edhe lojtare te medhenj. Ne klubet e medhenj ka lojtare shume te mire, por edhe duhet t’i blesh.

Gazetari: Dyshimet tuaj

Guardiola: Po, kam dyshime. Kur nuk fiton, ke dyshime. Por kjo zgjat vetem gjysme dite, pak ore. Pastaj kujtoj vetem ato qe me kane pelqyer, formen me te cilen me pelqen te shoh ekipin te luaj dhe kembengul ne kete pike. Dhe kujtoj se nuk ekziston asnje ekip ne bote ne çfaredolloj disipline sportive qe te fitoje gjate gjithe kohes.

Gazetari: Loja qe ofroni

Guardiola: Dua te gjykohem per qellimet e mia. Dhe ato jane gjithmone te ndershme. Tentoj te mbaj topin ne zoterim, ta luaj, te sulmoj dhe te shenoj 3 gola ne çdo ndeshje. Nuk e di sa tituj do te fitoj kete sezon. Mund te mos fitoj fare apo te fitoj 1 ose 2. Por puna eshte bere. Kur te terhiqem, do te mund te them: Isha ne Angli dhe bera te mundur qe beme lojen qe deshironim.

Sfidanti.al