Guardiola analizon humbjen 0-4 të Sitit dhe fajëson … sulmin!

Shumëkush mendon se shqetësimi kryesor i Pep Guardiolës ka të bëjë me lojën në mbrojtje të Mançester Siti. Në pramje të parë duket se kështu duhet të jetë pas katastrofës 0-4 në fushën e Evertonit që efektivisht duket i dha fund shpresave të “qytetarëve” për të fituar Premier Ligën. Trajneri katalanas, gjithsesi, mendon ndryshe. Korifeu i futbollit sulmues dhe kombinativ ka bërë analizën e tij dhe ka nxjerrë përfundime të tjera.

“Aftësia për të mos pësuar gola varet nga ajo që bën në sulm, – thotë ai, – mbrojtja nuk ështe arsyeja që ne pësojmë shumë gola, por është vetën pasoja”. Pep ka të drejtë. Sulmi i Sitit është krejtësisht jashtë forme, dhe nuk ngjan fare me vetveten në fazat e fillimit të sezonit. Lojtari kryesor, Kun Aguero, ka qenë edhe i pezulluar, por edhe jashtë forme, dhe ka shënuar vetëm 3 gola që nga nëntori. Guardiola po pret me padurim që Federata të pajisë me dokumentacion sulmuesin e ardhur nga Brazili, Gabriel Zhezus, ndërsa në verë mund të kërkojë Obamejangun.

“Futbollit që luan skuadra varet nga mënyra sesi sulmon, – përmbledh Pep filozofinë e tij, – varet nga aftësia që ke për të shënuar golat, varet nga fakti nëse lojtarët kanë apo jo besim në vetvete, dhe nëse arrijnë të shënojnë shpejt një gol”.