Goli i ardhshëm i Marsialit do t’i kushtojë 10 milionë euro Mançester Junajtidit!

Antoni Marsial ishte, padyshim, individi më i mirë në fushë në ndeshjen që Mançester Junajtidi luajti dhe fitoi, fundjavën e kaluar, ndaj Uotfordit, duke e përmbushur, në një mënyrë fenomenale, kërkesën e trajnerit të tij, Zhoze Murinjo, që kishte kërkuar një përkushtim dhe sakrifikim më të madh nga ky sumues i ri i krahut. Ky futbollist francez shënoi një gol, duke e regjiistruar përsëri  veten në listën e golëshënuesve. Ndërkohë që goli që shënoi, bëri që ai të vendoset në qendër të vëmendjes së medias dhe të opinionit publik sportiv edhe për një arsye tjetër, konkretisht, për shkak të një klauzole në kontratën e tij.

Tabloidi anglez me ndikim, “Mirror”, zbuloi se Marsiali ndodhet para përmbushjes së një klauzole interesante së kontratës së tij milionshe që kanë nënshkruar Mançester Junajtidi dhe Monako dhe, më saktë, kjo do të thotë se çdo gol tjetër i Marsialit 21-vjeçar do t’u kushtojë “djajve të kuq” një pasuri të tërë. Junajtidi do të duhet që të paguajë 10 milionë euro në llogarinë klubit të Principatës së Monakos për çdo gol tjetër që do të shënojë Marsiali, duke qenë se në njërën nga klauzolat e kontratës thuhet se Monako do të duhet që ta arkëtojë shumën e lartpërmendur në arkën e vet, kur ky lojtar francez do të arrijë shifrën 25 gola me bluzën e kuqe. Marsiali, me golin e shënuar ndaj Uotfordit, arriti deri te shifra 24, kështu që tundja e ardhshme së rrjetës të kundërshtarit nga ana e tij do të thotë edhe një “lehtësim” të arkës së klubit të “Odl Trafordit” në aspektin financiar.

Sfidanti.al