Futbollistët anglezë protestojnë: Nuk jemi minj laboratori

Polemikat për rifillimin apo jo të kampionatit të futbollit nuk janë vetëm në Itali, por edhe në Angli. Pas 6 rasteve pozitive me coronavirus, futbolli britanik filloi të ketë frikë. Në qendër të cështjes është një studim i kryer nga Zyra e Statistikave në Mbretërinë e Bashkuar sipas të cilit ata që i përkasin grupit BAME(Black, Asian and Minority Ethnic), kanë probabilitet 4 herë më të lartë për të vdekur nga coronavirusi në krahasim me njerëzit e bardhë

Sindikata e Futbollistëve Angleze i ka kërkuar Premier League që të bëjë të tjera kontrolle për të gjetur rreziqet e mundshme. Futbollistët anglezë kanë reaguar ashpër dhe një prej tyre është edhe Danny Rose. ‘Njerëzit po na shtyjnë që të kthehemi në fushën e lojës sikur të ishim minj laboratori-tha Rose-do të bëjmë këtë eksperiment për të parë nëse do të funksionojë apo jo. Imagjinoj njerëzit në shtëpi që mendojnë se meqë përfitojmë shumë të ardhura do të duhet të kthehemi të luajmë’

Ndryshe mendon trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp në lidhje me cështjen e rifillimit të kampionatit.

‘Mendoj se situata është nën kontroll-tha Klopp- dhe janë shanset që të ndihemi të sigurt. Edhe në Gjermani kanë dalë raste pozitive dhe pasi i izoluan, skuadrat u rikthyen të luajnë’.

Sfidanti.al