Fund pa fund: Arsenali u thotë përsëri “Jo” “qytetarëve”

“Skaj Sporti” anglez bëri të ditur,  se kryesia e Arsenalit hodhi poshtë edhe një ofertë tjetër të Mançester Sitit për sulmuesin Aleksis Sançez, ndërkohë që, sikurse thuhet, edhe vetë ky futbollist kilian ka kërkuar largimin nga klubi i “topçinjve”. U duk se mbas kërkesës së fundit për transferim, të bërë nga Sançezi, Arsenali do të hapte rrugë, ndërsa Siti, sikurse thuhet, ofroi një shumë të madhe plus sulmuesin e saj, Rahim Sterling, për të siguruar shërbimet e Sançezit, ndërkohë që Arsenali kërkoi Agueron në vend të Sterlingut!

Tani, kjo histori po merr një zhvillim të ri, “qytetarët”, të ndërgjegjshëm se sezoni aktual i transferimeve po i afrohet fundit, kanë dërguar një kërkesë zyrtare për Sançezin në adresë të Arsenalit. Fjala është për një ofertë me “peshë” prej 54 milionë eurosh, por, sikurse thuhet, edhe kjo ofertë u hodh poshtë nga ekipi londinez.

Sfidanti.a