‘Football Leaks’ e zbulon; Pogba e pasuroi Raiolën me 48 mln Euro

Paul Pogba rezultoi një  burim i rëndësishëm parash për Mino Raiolën. Sipas asaj që zbulohet në librin ‘Football leaks; Biznesi i pisët i futbollit’, agjenti i mesfushorit francez përfitoi nga transferimi i tij te Manchester United 48 milionë Euro. ‘Djajtë e Kuq’ , për të siguruar shërbimin e Pogba derdhën në arkat e Juventusit plot 105 milionë Euro, ndërkohë që me futbollistin nënshkruan një kontratë me pagë prej 200 mijë Euro në javë. Por jo vetëm kaq, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, francezi do të përfitojë edhe një bonus vjetor prej 4 milionë Eurosh. Nëse Manchester United do të fitojë Europa League, paga javore e Pogba do të rritet me 40 mijë Euro, ndërkohë që ai do të përfitojë edhe 300 mijë Euro të tjera nga të drejtat e imazhit. Në librin e ‘Football Leaks’ flitet edhe për Zlatan Ibrahimovic që është futbollisti më i paguar në Premier League me 435 mijë Euro në javë. Por burimet financiare për suedezin nuk mbyllen këtu. Ibrahimovic  ka mundur të përfitojë edhe 3.3 milionë Euro të tjerë duke qenë se e ka arritur kuotën e golave të shënuar të përcaktuar në kontratën me Manchester United.

sfidanti.al