Fabregasi në prag të largimit për tek Arsenali? Faleminderit Konte!

Në raundin e fundit të Premier Ligës, Arsenali përsoi një humbje të papritur, duke u mundur nga Uotfordi, kështu që “topçinjtë” ende nuk e kanë shijuar fitoren jashtë fushës së vet. Tanimë, pak dyshime ka se trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, do të largohet në fund të sezonit, por, sidoqoftë, tani, ai duhet të bëjë të gjitha përpjekje që të shpëtojë. Mediumi britanik, “Express”, publikoi, dje, një lajm sensacional se ai është gati që ta falë “të birin”e tij të harruar dhe ta kthejë përsëri në “Emirate”. Cesk Fabregasi luan pothuajse rregullisht te Celsi, por, sidoqoftë, Antonio Konte nuk është shumë i kënaqur nga performanca e këtij ish-lojtari të Arsenalit. Ai i jep më shumë shanse dyshes Bakajoko-Kante, kështu që “fëmija” e Barcelonës mund të përfundojë serish tek Arsenali.

Thuhet se Vengeri tanimë e ka mbledhur mendjen lidhur me Mesut Ozilit që ndodhet vetëm një hap larg derës së daljes së Arsenalit, ndërkohë që Santi Kazorla nuk luan, për shkak të një dëmtimi të rëndë. Në këto kushte, Fabregasi e ka vendin plotësisht të garantuar te “topçinjtë”. Në fakt, sikurse thuhet, edhe Celsi është gati që ta shesë Fabregasin, madje, edhe gjatë sezonit dimëror të ardhshëm të transferimeve, por i vetmi problem është ai i çmimit të tij, pasi Celsi e mban atë të lartë, për më tepër që bëhet fjalë për një rival të madh qyteti. Sa për kujtesë, Fabregasi ka dalë nga shkolla e të rinjve të Barcelonës dhe Vengeri e solli atë tek Arsenali, kur ai ishte 16 vjeç, duke e shndërruar atë në një nga mesfushorët më të mirë të botës. Ky fubollist spanjoll u kthye te Barcelona e vet, më 2011, pasi për të u paguan 35 milionë euro, por Luis Enrike e ia shiti, më 2014, Celsit për 30 milionë euro.