FA s’e vret shqiponjën: s’ka masë disiplinore kundër Shkodran Mustafit

Shoqata e Futbollit të Anglisë, FA, vendosi që të mos nisë procedurë disiplinore kundër futbollistit Shkodran Mustafi, për shkak të festimit të golit të tij në ndeshjen e fundit të Premier Ligës me gjestin e shqiponjës fluturuese. Mustafi, në fakt, është nga Gostivari, por luan me përfaqësuesen e Gjermanisë, pasi ka pashaportë gjermane.
Sidoqoftë, gjatë Botërorit, FIFA e konsideroi të njëjtin gjest që bënë lojtarët e Zvicrës me origjinë kosovare, Granit XZhaka dhe Gjerdan Shaqiri, si shkelje të rregullave fair play, duke i dënuar ata me gjoba financiare.
Sfidanti.al