Eden Azari ka një kusht që të qëndrojë te Celsi

Një nga lojtarët më të mirë të Celsit, Eden Azar, thuhet se ka një lusht që të vazhdojë të qëndrojë te “blutë” e Londrës edhe sezonin e ardhshëm, shkruante, sot, “OK Diario”. Kështu që, pavarësisht nga interesimi që po tregon për këtë lojtar belg Reali i Madridit, Azari është gati që të qëndrojë edhe më tej në “Stemford Brixh”, nëse ky ekip, gjatë periudhës verore të transferimeve, do të përforcohet me dy lojtarë ekstra që do t’i bënte “blutë” më konkurrues në përpjekjet për të fituar titullin më prestigjioz, Ligën e Kampioneve.

Kontrata e Azarit me Celsin përfundon, në fakt, më 2020, kështu që ky ekip londinez do të mund të fitonte shumë para, nëse Reali do të insistojë që ta marrë Azarin. Jozyrtarisht, thuhet se oferta e Realit do të mund të përfshinte edhe Marko Asension që do ta ulte disi shumën e transferimit eventual të Azarit te Reali i Madridit.

Sfidanti.al