E pabesueshme ne Wembley; u kerkua arbiter per sfiden Totenhem-Hadersfild

Ne Wembley ndodhi diçka e pabesueshme. Pak minuta perpara fillimit te sfides mes Totenhemit dhe Hadersfildit. Ne tabelen e stadiumit u shfaq nje mesazh bere ne drejtim te tifozeve te pranishem.

‘Cilido arbiter i kualifikuar te beje nje hap perpara-lexohej ne mesazhin e tabeles se impiantit.

Arsyeja qe u leshua ky mesazh apeli ishte demtimi gjate nxemjes i Majk Xhons i perzgjedhur per te drejtuar kete ndeshje te vlefshme per javen e 29 te Premier League. Vendin  e tij e mori gjyqtari i katert qe e la vendin e tij te zbuluar. Kjo beri qe ne tabelen e Wembley te shfaqej edhe ky mesazh.

Nje nga te pranishmit iu pergjigj menjehere apelit duke menduar se iu dha mundesia e arte e jetes se tij per te qene ne nje ndeshje te Premier Leagues. Por ne fund Majk Xhons ia doli mbane te hyje ne fushe dhe te beje rolin e arbitrit te katert i ulur.

Sfidanti.al