Durimi e ka një kufi; Mancester Junajtid shkarkon Murinjon

Zërat po qarkullonin prej kohësh, por tani vjen zyrtarizimi. Mancester Junajtis shkarkon tnga detyra Zhoze Murinjon. Shkak për këtë u bënë rezultatet aspak të kënaqshme që Djajtë e Kuq kanë regjistruar në drejtimin e teknikut portugez, gjë që e tregon diferenca prej 19 pikësh në klasifikim me Livërpulin kryesues.

Klubi anglez e komunikoi largimin e Murinjos nëpërmjet një komunikate për shtyp duke theksuar se drejtimin e skuadrës do ta marrë një trajner i komanduar deri në përfundim të sezonit ndërkohë që Mancester Junajtid do të nisë kërkimet për gjetjen e një trajneri të ri.  Zhoze Murinjo qëndroi në pankinë e Mancester Junajtid për dy sezone gjysmë duke fituar Europa League dhe Kupën e Ligës Angleze.

Ndërkaq, menjëherë pas zyrtarizimit të lajmit për largimin e Murinjos, në media kanë filluar të shfaqen emrat e pretendentëve për zëvendësimin e luzitant dhe për momentin po flitet shumë për Loran Blank, Zinedin Zidan dhe Maurisio Poçetino.

sfidanti.al