Dridhet Premier Liga, 50 yje mund të bojkotojnë sezonin për virusin!

Planet janë të mëdha dhe shpresat po kaq, por ta shpëtuar këtë vit sportiv, por mund të ndodhë edhe diçka që të hedhë në erë gjithçka. Mediat angleze njoftojnë se parashikohet që 50 yje të Premier Ligës të refuzojnë pjesëmarrjen në ndeshjet që pritet të fillojnë, ndoshta në qershor.  Bëhet fjalë për 2-3 lojtarë nga çdo klub që mund të bashkohen, dhe të krijojnë një “klub kundërshtues”, pra të nënshkruajnë një peticion ku të deklarojnë se nuk do të luajnë.

Ekziston mundësia që mes tyre të jetë Kun Aguero i Mançester Sitit, por edhe të tjerë. Kërkesa e tyre duhet të jetë që të mos luhen ndeshjet derisa të mos gjendet vaksina për koronavirusin. “Shumica e lojtarëve janë të frikësuar sepse kanë gra dhe fëmijë, – është shprehur Aguero, – shpresoj që të gjendet sa më shpejt një vaksinë, dhe të shpëtojmë nga ky ankth”.

Sfidanti.al