Diego luaj sa të duash me topin, por jo me “zjarrin” Konte

Duket se Diego Costa po luan sezonin e fundit te Chelsea dhe per këtë e ka vetë meriten.

Sulmuesi brazilian me nënshtetësi braziliane, Diego Costa, po luan sezonin e fundit të Chelsea, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe pritet të largohet gjatë verës nga “Stamford Bridge”, transmeton Gazeta Express.

Por, kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Antonio Conte, cili ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e 28 vjeçarit.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Andrea Belotti i Torinos, Alvaro Morata i Real Madridit dhe Romelu Lukaku i Evertonit, janë tre zëvendësuesit e mundshëm të Costas.

Tre lojtarët pëlqehen shumë nga trajneri i “Bluve të Londrës”, i cili do të tentojë gjatë verës që ta sjellë njërin prej tyre në “Stamford Bridge”.