Diego Kosta më i miri në Angli… dhe këtë e thotë Henri

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Tieri Henri ka folur me superlative për sulmuesin e Çelsit, Diego Kosta, i cili po kalon momente të jashtëzakonshme këtë edicion. Futbollisti brazilian i Kombnëtares së Spanjës, në shumë ndeshje të premier league ka qenë vendimtar për skuadrën e Kontes, ashtu sikurse edhe në ndeshjen e fundit kundër WBA, ku shënoi golin e vetëm dhe të fitores.

“Kur ju keni një lojtar si Diego Kosta, atëherë gjithçka mund të ndodhë. Për mua, ai momentalisht është lojtari më i mirë në kampionat”, tha Henri për Sky Sports News. Sulmuesi, pas 15 javësh të luajtura në Premier, kryeson listën e golashënuesve, me 12 gola.