Dhimbje koke “festash” për Vengerin, ka mbetur vetëm me një sulmues

Arsenali u kualifikua për në gjysmëfinale të Kupës së Ligës, pasi mundi 1-0 Uest Hemin, por, sidoqoftë, situata nuk është e mirë për “topçinjtë”. Olivie Zhiru dëmtoi një ligament dhe, kështu, nuk do të jetë në dispozicionit të trajnerit Arsen Venger për ndeshjen e ardhshme të këtij ekipi londinez në Premier Ligë. Kjo do të thotë se Vengeri do të ketë në dispozicion vetëm një sulmues tamam të gatshëm, Lakazetin. Sidoqoftë, ai ka edhe Uollkotin. Uellbekun dhe Sançezin.

“Zhiru nuk do të jetë në gjendje që të luajë, të premten, ndaj Liverpulit. Dëmtimi nuk duket mirë dhe për një dëmtim të këtij lloji, zakonisht, duhen rreth tri javë pushim”, vuri në dukje Vengeri.

Sfidanti.al