Derbi në Angli, Evertoni kërkon fitoren e parë në “Anfild” në 22 vjet!

Një vit më parë, Karlo Ançeloti u pyet për shansin që qyteti i Liverpulit të kthehej në blu. Trajneri i moshuar dhe fisnik italian nuk bëri ndonjë premtim të madh, por deklaroi se do të përpiqej. Sot mund të thuhet se ai ia ka arritur qëllimit, të paktën deri tani. Dy ekipet janë pranë në tabelë, ndërsa vjet diferenca ishte 40 pikë në favor të Liverpulit. Veçse, a mund të fitojë Evertoni? Statistikat thonë se fitorja e fundit e bluve në “Anfild” ndodhi në 1999, pra gati 22 vjet më parë. Gjithsesi, të kuqtë kanë dëmtime të shumta (atyre iu bashkua edhe Fabinjo), ndërsa Ançeloti ka vetëm shqetësim të rëndësishëm, sulmuesin Kalvert-Ljuin që mbetet në dyshim. Evertoni ka 37 pikë në 23 ndeshje, ndërsa Liverpuli ka 40 në 24, pra nëse “Blutë” fitojnë ata barazohen me pikë duke pasur edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Sfidanti.al