Dea Gea në udhëkryq: Mbërrin një ofertë që askush nuk e  refuzon dot!

Nuk është ndonjë sekret i madh se David de Gea është një objektiv i dëshiruar i Realit të Madridit, por Mançester Junajtidi është gati të bëjë gjithçka që ta mbajë atë në “Old Traford”. Krerët e Junajtidit, sikurse thuhet, kanë në plan që, duke shfrytëzuar startin e tij të shkëlqyer në sezonin e ri të Premier Ligës, t’i ofrojnë De Geas një kontratë mjaft të mirë, me qëllim që të sigurojnë shërbimet e këtij portieri të shkëlqyer për një kohë sa më të gjatë. “Djajtë e kuq” nuk duan që asgjë t’ia lënë rastësisë, duke qenë të ndërgjegjshëm për kualitetin e lartë që zotëron ky portier spanjoll. Lajmet me të fundit thonë se krerët e Junajtidit do të arrijnë që t’ia mbushin mendjen De Geas.

Tani, gjithçka është në duart e vet të këtij portieri që, në fakt, ndodhet në një dilemë të madhe, nëse ta nënshkruajë kontratën dhe të qëndrojë në “Old Traford”, apo të kthehet në atdheun e vet?

Sfidanti.al