De Gea analizon aktualitetin sportive: Premier League, liga më kompetitive

David De Gea bën një analizë të aktualitetit sportive. Portieri spanjoll që para pak ditësh rinovoi kontratën me Mancester Junajtid dha opinionin e tij në një  intervistë për DAZN teksa nuk ngurroi të pohojë se kampionati anglez është një kompeticion special.

‘E gjithë bota e sheh, është një passion-tha De Gea-është e vështirë të përshkruash me fjalë se cfarë do të thotë të fitosh në Premier League. Është kampionati më kompetitiv në botë I shkëputur shumë nga të tjerës dhe triumfi në këtë ligë merr shumë vlerë’.

Mancester Junajtid është në një moment delikat dhe pozitat e Ole Gunar Solskjaer janë tronditur ndjeshëm dhe De Gea del në mbrojtje të trajnerit të tij

‘Solskjaer është njeriu I snhtëpisë,  si futbollist ka luajtur për shumë vjet-vijoi De Gea-e njeh shumë mirë klubin dhe ajo që ka rëndësi është se I gjithë ekipi është me të’.

Mancester Junajtid është në vendin e 8 të kampionatit me vetëm 2 fitore në 6 ndeshje, por De Gea nuk I kurseu elozhet as për Djajtë e Kuq.

‘Është një klub special, më I rëndësishmi nëAngli dhe është një krenari e kënaqësi  për mua që të jem pjesë e tij për kaq shumë vjet-tha David De Gea në intervistën e tij.

Sfidanti.al