Conte nuk bie në grackën e Murinjos, i njoh shkakatë e tij

Antonio Conte e konsideron veten si një trajner me shumë eksperiencë, saqë nuk mund të bjerë në nivelin e lojërave të fjalëve me Jose Murinjon.

Trajneri i Mancester Unitedit, Jose Mourinho e ka pranuar se Celsea do ta fitojë titullin e Premierligës, për shkak të mbrojtjes së fortë dhe golave në kundërsulme dhe nga goditjet standarde.

Por, trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se nuk bjen në lojërat e Mourinhos, pasi tashmë ka përvojë si trajner.

“Nuk më pëlqen të replikoj më trajnerët e tjerë. Nuk më pëlqen kjo lloj shakaje. Ai po luan, ndërsa unë kam eksperiencë të mjaftueshme për ta kuptuar këtë”, tha Conte gjatë konferencës për media