‘ Çmendet’ Manchester City; buxhet 250 milionë paund për merkaton

Drejtuesit e Manchester City janë gati të plotësojnë cdo dëshirë të trajnerit Guardiola i cili kërkon me cdo kusht që ta shndërrojë këtë skuadër në një prej favoriteve të mëdha për titull sezonin e ardhshëm. Sipas asajqë publikohet te tabloidi ‘The Sun’, pronarët e Citizens i kanë vënë në dispozicion trajnerit katalanas një buxhet prej 250 milionë Paund për të përforcuar skuadrën. Në listën e dëshirave të Guardiolës janë sulmuesi i Arsenalit Alexis Sanchez, mbrojtësi i Southampton Virgil Van Dijk dhe mbrojtësi i djathtë i Tottenhamit, Kyle Walker, ndërkohë që ekziston edhe interesi për Benjamin Mendy nga Monaco dhe Luke Shaw nga Manchester United. Për mesfushën objektivi kryesor është Tolisso nga Lyon.

Sfidanti.al