Cilët klube angleze ofruan 150 milionë euro për Asension?!

Është vetëm 22 vjeç, por vlera e talentit të tij është e madhe. Marko Asensio vlerësohet nga tifozët e Realit si një nga shpresat e së ardhmes, dhe klubi nuk ka qendruar duarkryq me të. Lojtari ofensiv i krahut e ka nënshkruar prej pak kohësh rinovimin e tij, që e mban në “Bernabeu” deri në 2023. Klauzola për transferimin, ashtu siç është traditë në Spanjë, arrin në gati 700 milionë euro, por vlera reale e kartonit është tjetër.

Klube nga Anglia kanë ofruar 150 milionë euro për Asension, por Reali ka refuzuar. Ky është versioni që jep agjenti i Asensios, Horasio Gagioli. “Madridi mori dy oferta, deri në 150 milionë euro, – tha ai, – por, i hodhi poshtë. Ai ka të ardhme të jashtëzakonshëm. Ju mund ta imagjinoni se ato erdhën nga Anglia, pasi vetëm atje ka disa klube që nuk e kanë problem këtë shifër”. Asensio ka luajtur 52 ndeshje për Realin këtë sezon, dhe ka shënuar 11 gola.

Sfidanti.al