Çfarë ndodhi tek Liverpuli?  Ndarje “taktike” mes  Klopit dhe Buvaçit!

Trajnerit të Liverpulit, Jyrgen Klop, do t’i duhet tani që të kërkojë një “dorë të djathtë” të re, për shkak të largimit të ndihmësit të deritanishëm të tij, Zheljko Buvaç, që ka qenë për 17 vite asistenti kryesor i trajnerit gjerman. Madje thuhet se është mjeshtri i taktikes brenda orbites se Klopit..

Buvaçi që ka lindur në Kroaci, vendosi që të largohej nga stafi i specialistëve të Liverpulit dhe nuk është fjala për ndonjë grindje mes tyre, sikurse pretendojnë disa mediume.

Arsyeja është logjike, pasi Buvaçi tani ka shansin që të bëhet trajner i parë dhe, sikurse thuhet, ai mund të marrë përsipër të drejtojë Borusian e Dortmundit, ku ai ka punuar bashkë me Klopin që ka qenë, para të shkonte te Liverpuli, trajner i ekipit gjerman të mësipërm.

Sfidanti.al