Çelsi shpërfill mjeshtrin Fabregas,, Milani po pret me derë hapur

Mauricio Sari, sapo erdhi te Çelsi, bëri një “remont” në mesfushë, duke angazhuar Zhorginjon dhe Kovaçiçin të sapoardhur, kështu që Fabregasi doli “i tepërt”. Ky futbollist spanjoll akoma nuk ka luajtur gjatë këtij sezoni të Premier Ligës, ndërkohë që, në fakt, ai ka patur edhe një dëmtim, por, megjithatë, tani ai e ka marrë veten, por nuk bën pjesë në planet afatshkurtër të Sarit.
Është e qartë se Fabregasi, duke qenë i ndërgjegjshëm për potencialin që zotëron, do që të luajë në formacion, por te Çelsi ai e sheh se nuk ka vend në formacionin e parë, kështu që ai ka ndërmarrë nismën që të largohet nga klubi londinez.
Fabregasi konsiderohet si beniamin i Abramoviçit, por edhe vetë pronari rus është i ndëregjegjshëm se futbollisti spanjoll nuk ka shanse që të luajë me Sarin trajner, kështu që ai është gati që ta lejojë transferimin e tij diku gjetkë. Kontrata e Fabregasit mbaron në fund të këtij sezoni, kështu që zhdëmtimi financiar pritet që të jetë minimal.
Milani është një nga klubet që tregoi më shumë interesim gjatë verës për Sesk Fabregasin, por për shkak të rregullit financiar “fair play”, klubi italian nuk arriti që ta blejë mesfushorin spanjoll, por tani rosonerët kanë në plan që të nisin një ofensivë të re që të sigurojnë shërbimet e Fabregasit gjatë sezonit dimëror të transferimeve.
Sfidanti.al