Celsi, nuk ka paqe për Sarrin; akuzohet për sjellje të pahijshme nga Federata.

Nuk kanë të sosur telashet për Celsin që në mbrëmjen e së hënës u ndal nga Bërnli me barazimin 2-2. Trajneri Mauricio Sarri, që u përjashtua në fundin e sfidës nga fusha, është akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit për sjellje të pahijshme dhe cudia është gjithcka ndodhi pasi pjesëtarë të stafit teknik të skuadrës kundërshtare e kishin fyer trajnerin e Bluve të Londrës duke i thënë: ‘Italian m…’

Në komunikatën e saj Federata Angleze e Futbollit bëri të ditur se Mauricio Sarri ka kohë deri ditën e premte për të paraqitur mbrojtjen e tij, më pas do të jetë fusha e lojës ajo që do të flasë me Celsin që të dielën do të luajë në Old Trafford ndaj Mancester Junajtid në sfidën direkte për kualifikimin për në Ligën e kampioneve sezonin e ardhshëm.

sfidanti.al